Biden: Operacionet qeveritare me energji të rinovueshme deri në 2050

Amerika

Biden: Operacionet qeveritare me energji të rinovueshme deri në 2050

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:06
Presidenti i SHBA-së Joe Biden

Presidenti Joe Biden nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për të rritur avantazhin e qeverisë federale dhe fuqinë blerëse të saj, në projekte që synojnë uljen e çlirimit të gazeve që shkaktojnë efektin serrë me 65% në pak se një dekadë. Po kështu synohet që automjetet në përdorim të jenë të gjitha elektrike.

Vendimi parashikon një ulje të emetimeve në operacionet federale si pjesë e përpjekjeve të qeverisë kundër ndryshimeve klimatike.

Urdhri parashikon që ndërtesat qeveritare të konsumojnë 100% energji që nuk kryen ndotje deri në vitin 2030, automjetet në përdorim të jetë 100% elektrike deri në vitin 2035, si dhe që kontratat federale për mallra dhe shërbime, të garantojnë nivel zero të emetimit të dioksidit të karbonit deri në vitin 2050.

“Qeveria amerikane do të udhëheqë me shembullin e saj duke garantuar themele të sigurta për biznesin, për të konkuruar e fituar garën botërore për energji të pastër në ekonomi, duke krijuar njëkohësisht vende pune me paga të mira në vend”, thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë ku njoftohej vendimi./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat