U përpoq për ta kaluar kufirin Meksikë-SHBA duke notuar, vdes gruaja

Amerika

U përpoq për ta kaluar kufirin Meksikë-SHBA duke notuar, vdes gruaja

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:51
Kufiri Meksikë-SHBA

Një grua ka mbetur e vdekur të shtunën, pasi kishte provuar ta kalojë kufirin Meksikë-SHBA duke notuar bashkë me një grup të migrantëve.

Agjentët e kontrollit amerikan të kufirit janë njoftuar para mesnatës të së premtes së rreth 70 persona po mundoheshin të notonin rreth barrierave ndërmjet Tijuanas të Meksikës dhe plazhit të San Diegos në SHBA, kanë bërë të ditur përmes një deklarate, Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së.

Sipas deklaratës, gruaja e cila ishte pjesë e grupit është gjetur e pavetëdijshme derisa ishte e pamundur të kthehej në jetë.

"Ky është një shembull tjetër i taktikave të pamëshirshme që përdorin organizatat e kontrabandës për të forcuar fuqinë dhe fitimet e tyre”, ka thënë agjenti i Patrullës së Sektorit të San Diegos, Aaron Heitke, në një deklaratë me shkrim.

“Ne do të punojmë pa u lodhur për të ndjekur dhe vënë para drejtësisë përgjegjësit e kësaj tragjedie”, ka vazhduar ai.

Agjencia ka bërë të ditur se ka kapur 36 qytetarë meksikanë që kanë notuar përtej kufirit, duke përfshirë 13 të cilët u shpëtuan nga uji nga Roja Bregdetare e SHBA-së.

Viti fiskal 2021, i cili përfundoi më 30 shtator, pa më shumë vdekje emigrantësh në kufirin jugor të SHBA-së sesa në çdo vit të mëparshëm të regjistruar, sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Patrulla Kufitare e SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat