Ekzekutohet para shtëpisë gazetari i njohur

Amerika

Ekzekutohet para shtëpisë gazetari i njohur

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku është ekzekutuar para derës së shtëpisë gazetari i njohur Jacinto Romero.

Mediat e huaja raportojnë se gazetari ishte jashtë banesës së tij, kur persona të paidentifikuar e sulmuan me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.

Gazetari disa ditë më parë ishte kapur nga një polic, teksa ishte i armatosur.

Ai i kishte thënë efektivit se lëvizte me armë pasi i druhej një sulmi. Dhe pikërisht ajo që i druhej gazetari ndodhi ditën e sotme duke i marrë jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat