Houston - Dy të vdekur dhe një i plagosur në një restorant

Amerika

Houston - Dy të vdekur dhe një i plagosur në një restorant

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 12:35
Foto Ilustrim

Dy burra u vranë dhe një grua u plagos në një restorant me prodhime deti në qendër të Houstonit.

Policia thotë se ata dyshojnë për vrasje dhe vetëvrasje, shkruan ap.

Asistenti i Shefit Ekzekutiv të Policisë së Houstonit, Matt Slinkard, tha se pamjet e kamerave të sigurisë treguan burrin dhe gruan duke darkuar në restorant Aquarium, kur një burrë nga skaji tjetër i lokalit u shfaq i armatosur dhe qëlloi të dy dhe më pas veten.

Gruaja u transferua në spital dhe nuk rrezikon të vdesë ndërsa dy burrat e tjerë janë dërguar në morgun e qytetit për obduksion.

Ndryshe, nuk dihet ende nëse dhe në çfarë marrëdhënieje janë këta tre persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat