Mbi 15 milionë banorë në Amerikën Qendrore në errësirë

Amerika

Mbi 15 milionë banorë në Amerikën Qendrore në errësirë

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Mbi 15 milionë banorë në Honduras dhe Nikaragua kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e një problemi të shkaktuar në një rrjeti energjetik në Amerikën Qendrore.

Operatori i rrjetit të energjisë EOR ka njoftuar se ndërprerja filloi mbrëmë pas orës 1.

EOR ofron shërbime për rreth 47 milionë njerëz në Amerikën Qendrore, nga Panamaja deri të Guatemala, e raportohet se 15 milionë prej tyre janë prekur nga kjo avari. Shkaku nuk bëhet ende i ditur.

Ky problem ka sjellë një sërë aksidentesh, pasi semaforët nuk funksiononin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat