I mbaroi llaku i flokëve, përdori ngjitës, tash e një muaj gruaja nuk mund të ndryshoj stilin e flokëve

Amerika

I mbaroi llaku i flokëve, përdori ngjitës, tash e një muaj gruaja nuk mund të ndryshoj stilin e flokëve

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 15:57
Tessica Brown

Të gjithë po e mendojnë të njëjtën gjë, çfarë i tha mendja!

Një grua ka ndarë në internet se ajo i stiloi flokët me Gorilla Glue në vend të llakut të flokëve, dhe nuk ka mundur ti lëvizë tash e një muaj, edhe pse i ka larë 15 herë.

Tessica Brown nga SHBA, tha në media sociale se stili i flokëve të saj ka qenë i njëjti tash e një muaj, dhe jo me zgjedhjen e saj.

Teksa ajo po stilonte flokët, pa që i kishte mbaruar llaku i flokëve, dhe pati një ide që rezultoi të jetë shumë e keqe.

Ajo përdori Gorilla Glue, që është një ngjitës shumë i fortë, që përdoret për të ngjitur metal, pllaka qeramike, gurë, dru dhe xhama.

Në kohën kur ajo e përdori, ajo nuk e dinte se për çfarë përdorej ngjitësi. Ajo tha se i ka larë 15 herë, mirëpo flokët e saj nuk lëvizin fare.

Mbi 75 mijë persona komentuan rreth videos së saj, duke përfshirë edhe kompaninë e ngjitësit. Ata i rekomanduan që të përzier alkool dhe ujë, por e paralajmëruan se flokët do të dëmtohen.

Ata gjithashtu thanë se do të duhet më shumë kohë për të hequr ngjitësin, sepse e ka pasur në flokë tash e një muaj.

Epo, të gjithë e dini tani, ngjitësi nuk është zëvendësues i llakut të flokëve asnjëherë! 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat