Burri fton të pastrehët të jetojnë në oborrin e shtëpisë së tij

Amerika

Burri fton të pastrehët të jetojnë në oborrin e shtëpisë së tij

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:10
Utah

Në një nga oborret e një shtëpie në Utah janë ngritur kampe ku po jetojnë njerëz të pastrehë.

Këta njerëz i ka ftuar të jetojnë aty pronari i shtëpisë Darin Mann. Ai ka lënë njerëzit të ngrenë kampe në oborrin e vogël të shtëpisë së tij, të përdorin tualetin brenda shtëpisë.

“Qëllimi është që të destigmatizoj mënyrën se si njerëzit i shohin të pastrehët”, ka thënë Mann. “Çdo person meriton të trajtohet me dinjitet dhe të ndihmohet kur kanë nevojë”.

Rreth 15 njerëz banojnë aty. Mann i ka thënë CNN-it se banorët kanë ardhur aty pasi kampet tjera janë mbyllur.

“Ata më ndihmojnë të pastroj kopshtin. Ata e mbajnë të pastër kampin dhe po ndihmojnë të jenë shembull pozitiv i punës me njerëzit e pastrehë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat