SHBA/ New Yorku i mbuluar nga dëbora, parashikimi 18-24 inç dëborë në NYC

Amerika

SHBA/ New Yorku i mbuluar nga dëbora, parashikimi 18-24 inç dëborë në NYC

Nga: Beqir SINA – New York City Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 20:12
SHBA

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim(Alert), për stuhinë e re dimërore, e cila ka nisur dje dhe po përshkronë gjithë zonën bregdetare të oqeanit Atlantik, zona e ashtuquajtur e Tre-Shteteshit. Stuhia ka filluar të Dielën në mbrëmje dhe është duke vazhduar prej herët sot në mëngjes, duke zgjatur edhe nesër të Martën, me dëborë të madhe dhe erëra ekstreme që pritet për gjatë gjithë javës, thanë metereologët.

Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio, sot heret në mëngjes urdhëroi gjendjen emergjente në qytet: duke njoftuar se janë mbyllyr shkollat, dhe disa nga qendrat e mëdha tregtare.

Ai këshilloj njujorkezët, që të mos dalin në rrugë, nëse nuk kan arsye nga ato që njihen si thelbësore (lëvizjet me automjete që nuk janë të domosdoshëme), dhe orientojë qytetarët të kufizohen duke shikuar lajmet e përditësura në televizor, për t'i mbajtur njerëzit larg stuhisë, që ka përfshirë New Yorkun, dhe zonat për rreth.

Kryetari i Bashkisë, njoftoi po ashtu si janë marrë të gjitha masat për shërbimet më se të nevojshme nëpër shtëpit e qytetarve që thërrasin për ndihmë(911), me shpërndarjen e pakove të ushqimeve, si dhe asistencën e shtuar me punonjësit e shërbimeve për të pastrehët, dhe çdo nevojë shendetesore për raste urgjente në të gjitha spitalet.

Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio në një deklaratë, u tërhoqi vemendjen qytetarve duke thënë : “Njujorkezët duhet të qëndrojnë në shtëpi, të mbajnë rrugët para shtëpisë(trotuaret) të pastra nga dëbora dhe me kripë, të mos krijonë pengesa për automjetet e urgjencës dhe të lënë hapsirë në rrugë për automjetet e pastrimit të dëborës, që punonjësit e mirembjatjes të punojnë për të mbajtur gjithë kohën të sigurt kalimin".

Ky urdhër do të jetë i detyrueshëm deri nesër, dhe të gjithë duhet të bëjnë përgatitjet e nevojshme, tha ai.

Më parë gjatë ditës, së sotme Shërbimi Kombëtar i Motit, ka lëshuar një paralajmërim(Alert), I cili parashikonë që trashësia e dëborës do të arrinte deri 17 inç dëborë në New York City, me një shans 1 në 10 që të mund të shkojë gjatë mbrëmjes dhe natës në 22 inç dëborë.

Erërat priten të jenë të forta nga 20 deri në 30 mph në NYC, me shpejtësi edhe prej 40 deri 50 mph në lagjet për rreth qytetit.

Parashikimi metereologve thotë se ekziston gjithashtu një mundësi gjatë baticave të larta për ndonjë përmbytje në zonën bregdetare në pjesë të jashte të qytetit Queens, zona përreth Gjirit të Xhamajkës.

Reshjet e dëborës mund të kthehen në shi më vonë (të hënën natën) ndërsa temperaturat priten të rriten deri 34 degree, në ditët në vijim .

Parashikimi nga Shërbimi Kombëtar i Motit thotë se ka të ngjarë të jetë që pjesa më e madhe e bregut të Jersey Shore, Long Island dhe New England mund të mbetet mjaft e ftohtë në të gjitha nivelet e atmosferës për të rritur shtresën e dëborës përmes stuhisë, gjatë gjithë fund javës.

Guvernatori Andrew Cuomo ka udhëzuar agjensitë shtetërore të rrisin gadishmërinë dhe të përgatisin "të gjitha mjetet e paisjet e reagimit në rast emergjence" përpara stuhisë së pritur.

Departamenti i MTA dhe Sanitetit, i cili është përgjegjës për heqjen e borës në NYC, po japin çdo një orë konferenca për shtyp për të azhurnuar banorët e Nju Jorkut mbi masat e marra ndaj stuhisë.

Kryebashkiaku Bill de Blasio, tha se klasat e drejtpërdrejta në shkollat publike NYC do të anulohen të hënën, e të martën duke paralajmëruar se qyteti po përgatitet për një stuhi të madhe dëbore. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që fëmijët marrin një ditë dëbore - në kohën e COVID-19, të gjithë studentët e shkollave publike do të pritet të ndjekin mësimin në distance, theksojë ai.

De Blasio njoftoi gjithashtu që të gjitha takimet e vaksinimit COVID-19 do të anuloheshin të hënën, dhe do të planifikoheshin përsëri të nisin të martën. Takimet e vaksinave të së martës janë ende në plan, megjithëse kryetari i bashkisë paralajmëroi se kjo mund të ndryshojë në varësi të stuhisë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat