Videoja që shfaq momentet e fundit të adoleshentes amerikane duke vallëzuar, e cila më pas ishte qëlluar për vdekje

Amerika

Videoja që shfaq momentet e fundit të adoleshentes amerikane duke vallëzuar, e cila më pas ishte qëlluar për vdekje

Më: 29 janar 2021 Në ora: 08:26
Kalecia “Pinky” Williams

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentet e fundit të adoleshentes nga Georgia, SHBA – e cila me sa duket ishte ndërprerë derisa po filmonte veten duke bërë “twerk” – pak momente para se të qëllohej për vdekje.

Kalecia “Pinky” Williams, 16-vjeçe, po filmonte veten duke vallëzuar në dhomën e një hoteli në Atlanta gjatë festës së Krishtlindjes.

Por ajo e fik kamerën në momentin që dikush futet në dhomën e saj.

“Ajo çfarë ka ndodhur pas videos së publikuar në TikTok gjatë orës 12:02 nuk dihet saktë, por ajo është gjetur e vdekur në 12:23”, ka bërë të ditur e ëma e saj April Smith.

E një adoleshent i cili nuk është identifikuar për shkak të moshës, prej asaj kohe po akuzohet për vrasje, dhunë fizike si dhe për posedim të armës pa leje.

E sipas hetuesve vetëm këta dy ishin në hotelin Hyatt, në momentin kur kanë ndodhur të shtënat dhe adoleshentja u gjet e vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat