Sot është dita e Joe Biden – betimin si presidenti 46-të e bënë në orën 17.00 sipas kohës evropiane

Amerika

Sot është dita e Joe Biden – betimin si presidenti 46-të e bënë në orën 17.00 sipas kohës evropiane

Nga: F.B Më: 20 janar 2021 Në ora: 09:11
Joe Biden

Joe Biden sot do bëjë betimin në ditën historike që do zhvillohet me protokoll të rreptë dhe do kulmoj në mesditë në ora 11.00 sipas kohës amerikane dhe 17.00 sipas asaj evropiane kur Biden bëhet presidenti 46-të i ShBA-ve, transmetojnë “B92” dhe “Bota Sot”.

Ceremonia e inaugurimit u quajt "Amerika e Bashkuar” nuk do të jetë si inaugurimet tjera, pasi autoritetet organizatore në Uashington nuk kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë por ceremoninë ta përcjellin online në TV.

Siguria në Uashington që përforcohet , përderisa Pentagoni kumtoi se do dërgoi 20 mijë ushtarë të Gardës Kombëtare.

Presidenti i zgjedhur dhe bashkëshortja e tij Xhil kanë kaluar natën në Shtëpinë e Bardhë në rezidencën e mysafirëve të huaj të presidentit amerikan që ndodhet përball Shtëpisë së Bardhë afër sheshit Lafajet.

Pritet që Biden të merr pjesë në lutjet në katedralen Sent Metju në Uashington, ku ka ftuar edhe shefat e ardhshëm të Dhomave të përfaqësuesve të Kongresit demokratët Nensi Pelos dhe Çak Shumer dhe republikanët Kevin Makarti dhe Miç Mekonel.

Himni kombëtar do e këndoj pop-ylli i njohur Lejdi Gaga në shkallët e Kapitoll Hill, ndërsa këngëtarja Xhenifer Lopez do të mbajë një “përformim muzikor”.

Joe Biden dhe nën-presidentja Kamala Haris do të bëjnë betimin në mesditë (12.00) dhe pastaj presidenti do mbajë fjalimin inaugurues ku do paraqes vizionin e tij për rikontrumin dhe bashkimin e kombit dhe dëshirën për tejkalimin e pandemisë.

Para kësaj Biden do vendos kurorë me lule në varret kombëtare në Arlington afër Uashingtonit së bashku me ish-presidentët Baraka Obama, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton.

Kolona e parakalimit do ndalet dhjetëra metra nga Shtëpia e bardhë dhe do lejoj Biden që këmbë të hyjë me përcjellje ushtarake dhe pasdite do nënshkruaj disa dekrete presidenciale.

Në mbrëmje Biden dhe Haris do i drejtohen kombit në emisionin special që do udhëhiqet nga aktori Tom Henks. Emisioni special "Celebrating America" do të jetë nga 20.30 deri 22.00 sipas kohës amerikane në kanalet ABC, CBS, NBC, CNN i MSNBC, si dhe në Youtube.

Ndër mysafirët do të jenë Jon Bon Jovi, Justin Timberlake dhe Demi Lovato.

Presidenti në shkuarje ka jep shenja se nuk do marr pjesë në inaugurim, ndërsa në betimin e Biden nuk do marr pjesë as ish-presidenti amerikan Xhim Karter (96) për shkak të moshës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat