Kongresmeni ulet në gjunjë, pastron mbeturinat pas sulmit në godinë

Amerika

Kongresmeni ulet në gjunjë, pastron mbeturinat pas sulmit në godinë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:50
Foto

Një kongresmen është ulur në gjunjë për të mbledhur mbeturinat që lanë pas protestuesit që sulmuan godinën e kongresit amerikan.

Anëtari i dhomës së përfaqësuesve, Andy Kim, thotë se ai ishte dëshpëruar pasi kishte parë orenditë e shkatërruara, flamujt amerikanë të shkulur, bishtat e cigareve dhe mbeturinat e tjera të lëna pas nga mbështetësit e Trump. Ndaj kishte gjetur një qese plehrash, ishte ulur në gjunjë dhe kish ndihmuar në pastrimin e ambienteve.

Ishte diçka instiktive. Nuk e kisha menduar por doja vetëm të bëja diçka – tha demokrati i Nju Jersey-t. “E ndjeja se duhet të përpiqesha të bëja diçka për të rregulluar gjithë atë rrëmujë”. Kim, kishte qëndruar në zyrën e tij gjatë ngjarjeve të së mërkurës dhe kishte zbritur në dhomën e përfaqësuesve vetëm pasi gjithçka ishte bërë e sigurt, për të vijuar me certifikimin e fitores së Joe Biden.

Herët në mëngjesin e të enjtes, ai kishte bërë një ‘shëtitje’ nëpër ndërtesën e kongresit, ende të mbushur me xhama të thyer dhe mbeturina të tjera. Kishte parë një oficer policie që hidhte një kuti pice dhe e kishte pyetur nëse kishte qese të tjera mbeturinash. Më pas, ai kishte përveshur mëngët. Një fotograf e kishte fiksuar atë në objektiv dhe fotot u ndanë gjerësisht në mediat sociale. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat