Stuhi e tmerrshme bore ngujoi New York-un: Të paktën 6 njerëz të vdekur

Amerika

Stuhi e tmerrshme bore ngujoi New York-un: Të paktën 6 njerëz të vdekur

Nga: B.S. Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:39
Bora në New York

Një stuhi e madhe dëbore në verilindje të Shteteve të Bashkuara mbuloi pjesë të Shtetit të New York-ut me një mnulesë të trashë prej më shumë se një metër, ndërsa lartësia e borës theu disa rekorde në Pensilvania dhe Massachusetts dhe u shkaktoi telashe punëtorëve që pastrojnë rrugët. 

Stuhia e dëborës zgjati për gati 24 orë dhe retë u shpërndanë ngadalë gjatë ditës. 

New York u gjend nën një shtresë më të trashë dëbore këtë mëngjes dhe në disa zona në veri të shtetit me të njëjtin emër, ra më shumë se një metër dëborë. Sidoqoftë, shumica e qyteteve nuk kishin më shumë se dhjetë deri në njëzet centimetra. Të paktën gjashtë vetë u vranë dhe mijëra aksidente trafiku ndodhën në rrugë, raportuan disa media amerikane.

"Nëse nuk keni pse të jeni në rrugë, ju lutemi mos udhëtoni", tha Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo. Ai shtoi se më shumë se 9,000 ndërprerje të energjisë elektrike dhe rreth 600 aksidente janë raportuar. Autoritetet thanë se stuhia nuk çrregulloi shpërndarjen e vaksinës Covid-19, e cila filloi gjatë fundjavës. Në Central Park, mushkëritë e Manhatanit, nga orët e para të mëngjesit mund të shiheshin skiatorë nordikë, të cilët nuk kishin pasur aq shumë dëborë në qytet për pesë vitet e fundit.

"Është gjeniale", tha një grua që erdhi të bënte disa xhiro. Në shumicën e zonave në Pensilvaninë perëndimore dhe qendrore, ra afër një metër dëborë. Për shkak të kushteve të vështira të vozitjes, kishte përplasje si në New Hampshire ashtu edhe në Connecticut.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat