“Peak Hikers Club” nesër do të organizojë ecje në Rugovë, përkatësisht në Majën e Hasanit 1900 metra, që qëndron mbi qytetin e Pejës.
“Maja e Hasanit është një maje e veçantë në formë greminë dhe ecja nëpër kurriz të saj do të ju ofroj adrenaline dhe pamje te paharrueshme të bjeshkëve të Rugovës.
Nga kjo Maje shihet Qyteti i Pejës dhe Rrafshi i Dukagjinit, njëkohësisht do ndalemi edhe të Burimi i Drinit të
Bardhë në Radavc, ku do të keni mundësi ta përjetoni flladin e ujëvareve.
Ata që kanë dëshirë, mund ta vizitojnë edhe shpellën e Radavcit”, njoftojnë mes të tjera organizatorët.