Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Kastrioti do të organizojë kamping dhe plazh.
“Këtë̈ fundjavë 12-13 gusht ju ftojmë̈ të na bashkangjiteni në organizimin e radhës, kamping dhe plazh në një̈ nga vendet më interesante të Shqipërisë̈, në Kepin e Rodonit.
Ky rrip i lartë toke në formë gadishulli shtrihet në detin Adriatik dhe ofron peizazhe tërheqëse si dhe disa monumente historike e kulturore të rëndësisë̈ së veçantë̈.
Gjatë këtyre dy ditëve do të keni mundësi të eksploroni Kepin, të vizitoni kalanë̈ që është̈ ndërtuar në kohen e Skënderbeut, kishën e Shën Antonit dhe të laheni në ujerat e detit Adriatik, por nuk do të mungojnë̈ edhe lojërat dhe aktivitete tjera”, - njofton Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Kastrioti.