Hoti: Udhëheqjen e dialogut duhet ta ketë një qeveri e fuqishme

Aktuale

Hoti: Udhëheqjen e dialogut duhet ta ketë një qeveri e fuqishme

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 16:29
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se udhëheqjen e dialogut duhet ta marrë përsipër një qeveri e fuqishme me bazë të gjerë, bazuar në mandat të qartë nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo sipas tij, mund të arrihet vetëm pas zgjedhjeve të lira, të cilat do të prodhojnë një qeveri stabile.

“Dialogu mund të udhëhiqet vetëm nga institucione përfaqësuese dhe legjitime, që flasin në emër të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Dialogu nuk mund të udhëhiqet nga një qeveri e pakicës, që diktohet në veprime nga vullneti i partnerëve të vegjël të cilët e mbajnë në këmbë. Kryeministri nuk ka asnjë fuqi politike për të udhëhequr këtë proces, e as fuqi për të deleguar këtë autoritet tek dikush tjetër. Është e qartë se ai mund të flasë vetëm në emrin e partisë së tij, por jo në emër të Qeverisë, e cila është copëtuar në zona të interesit. Udhëheqjen e dialogut duhet ta marrë përsipër një qeveri e fuqishme me bazë të gjerë, bazuar në mandat të qartë nga Kuvendi i Kosovës. Kjo mund të arrihet vetëm pas zgjedhjeve të lira, të cilat do të prodhojnë një qeveri stabile”, ka shkruar ai në facebook.

Hoti ka shtuar se në qeverinë e ardhshme, të udhëhequr nga LDK-ja, do të punojnë sado që është e nevojshme me të gjitha forcat politike për të arritur konsensus për dialogun, sepse ky proces nuk i takon vetëm një partie apo vetëm qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat