Hasani e lavdëron pak Kryeministrin, thotë se ka rritur gamën e mbështetjes për rini

Aktuale

Hasani e lavdëron pak Kryeministrin, thotë se ka rritur gamën e mbështetjes për rini

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 21:48
Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hasani

Këshilltari i kryeministrit, Avdullah Hasani, që për disa vite ka qenë edhe president i rinisë së Kosovës, po beson që qeveria aktuale e drejtuar nga Ramush Haradinaj është duke punuar për rinin e vendit.

“Kryeministria ka rritur gamën e mbështetjes për rini”, ka thënë Hasani në një takim që kishte me disa të rinjtë të Kosovës.

Ai madje në fjalimin e tij ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar që mbështetje për rinin vitin e ardhshëm të shumëfishohet.

“Është një pajtueshmëri që vitin e ardhshëm të shumëfishohet mbështetja për aktivitet dhe projektet e rinisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat