Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka komentuar skandalin e fundit me listat e veteranëve.
Ai ka shtuar pyetje se cili nga politikanët i ka hëngër gjithë ato para të manipulimeve me lista te veteranëve.
“Fondi i lluk llukut. Një pyetje a më mirë apet mej hanger parat e fondit veteranët e rrejshëm qasi që luftën e kanë parë nga televizori apo ata para mej pi raki dardhe e ven rrudhi e kavijar peshku kryetari i jon Hashim Thaci apo tuj shëtit djali i tij tërë boten, apo mej hanger ata para armata e Ramush Haradinajt me qindra mijëra këshilltar, ministra, e zëvendës ministra, apo mej hanger ato para Bektell Enka, apo mej hanger ato para Natalija Veliu me shoferat e Kadri Veselit, apo mej hanger Skender Hyseni me dashnore e gurmaniste të estradës, apo ato para mej hanger ambasadorët e shteteve “mike" që e kanë firmuar dhe mbajnë në pushtet ketë klasë të përgjithshme politike e korruptuar deri në palcë. Rroftë populli budalla”, shkruan Miftari në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.