Markoviq dhe Merkel: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan - Bota Sot
Markoviq dhe Merkel: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Aktuale

E diel, 23 shtator 2018

Markoviq dhe Merkel: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 15:47
Markoviq dhe Merkel

Pas takimit mes kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kancelares gjermane Angela Merkel, është thënë se nuk do të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan, kështu bën të ditur faqja zyrtare e Malit të Zi në Twitter.

“Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan”, thuhet qartë në njoftimin e qeverisë së Malit të Zi në Twitter.

Merkel poashtu ka përkrahur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ndryshe kancelarja gjermane ditë më parë është deklaruar kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi që tashmë në Prishtinë dhe Beograd, është diskutuar për korrigjim të mundshëm të kufijve nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Së fundmi kancelarja Merkel është shprehur kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test