Ish-presidentja Jahjaga: Vrasjet në Gjakovë, turp për shoqërinë dhe institucionet - Bota Sot
Ish-presidentja Jahjaga: Vrasjet në Gjakovë, turp për shoqërinë dhe institucionet

Aktuale

E shtunë, 18 gusht 2018

Ish-presidentja Jahjaga: Vrasjet në Gjakovë, turp për shoqërinë dhe institucionet

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 23:18
Atifete Jahjaga

Jahjaga që ishte pesë vite presidente, kritikon institucionet për mospërmbushje të obligimeve.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dhënë një intervistë nga Prizreni për RTV Dukagjinin.

Jahjaga e cila tashmë drejton një fondacion me emrin e saj, ka folur për çështje të ndryshme që e preokupojnë shoqërinë tonë e sidomos për të drejtat e grave.

Vrasjen e fundit në Gjakovë ish-presidentja Jahjaga e ka quajtur turp për shoqërinë dhe institucionet tona.

“Jo që është e dhimbshme por është e turpshme. Është turp i shoqërisë sonë dhe turp i institucioneve që në mënyrë të vazhdueshme po dështojmë t’i përmbushim obligimet tona ligjore”.

Ajo ka thënë se po dështojmë si shtet për shkak të mungesës së llogaridhënies.

“Nuk ka llogaridhënie, askush nuk po mbahet përgjegjës. Nuk është vetëm ky rast, kjo është duke ndodhur me vite të tëra me radhë. Edhe sa femra të tjera duhet të vriten derisa ne duhet të vetëdijesohemi si shoqëri”, ka deklaruar Jahjaga.

Ish-presidentja ka thënë se institucionet tona duhet ta kryejnë punën e tyre.

“Institucionet tona duhet vetëm ta kryejnë punën e tyre për çfarë janë thirrur, asgjë tjetër”, deklaroi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test