Albin Kurti takohet me liderët e Maqedonisë, kjo Urë i bashkoi

Aktuale

Albin Kurti takohet me liderët e Maqedonisë, kjo Urë i bashkoi

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 10:43
Albin Kurti dhe Zoran Zaev

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka marr pjesë në përvjetorin e 14-të të rindërtimit të Urës së Vjetër të Mostarit.

Aty ka parakaluar në mënyrë simbolike bashk me udhëheqës politikë shtetërorë nga ajoni dhe diplomatë e ambasadurë të shumtë.

“Mbrëmë, me rastin e përvjetorit të 14-të të rindërtimit të Urës së Vjetër të Mostarit nga mesi i shekullit XVI, parakaluam simbolikisht tek ajo udhëheqës politikë e shtetërorë nga rajoni, si dhe diplomatë e ambasadorë të shumtë në Bosnje dhe Hercegovinë. Aty ishin edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i Greqisë, Aleksis Cipras, i Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deputeti i SPD-së në Bundestagun gjerman, Josip Juratoviq, ambasadori i Greqisë në B&H, Georgios Iliopoulos etj. Nën organizimin e Qendrës për Paqe nga Mostari kjo ngjarje u pasua me biseda midis neve të ftuarve, gjatë darkës pranë lumit Neretva”, shkruan Kurti në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat