Thaçi: Vetëm një Kosovë dhe Serbi evropiane mund të perëndimizojnë rajonin - Bota Sot
Thaçi: Vetëm një Kosovë dhe Serbi evropiane mund të perëndimizojnë rajonin

Aktuale

E premte, 21 shtator 2018

Thaçi: Vetëm një Kosovë dhe Serbi evropiane mund të perëndimizojnë rajonin

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 12:18
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk ka pasur rast më të mirë për të ndërtuar paqe të qëndrueshme.

Ai këtë mesazh e ka dhënë në panelin “Evropa në udhëkryq”, në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës (IEFA), që po mbahet në Montreal të Kanadasë.

“Sot, çdo shtet i Ballkanit Perëndimor komunikon normalisht me njëri-tjetrin, çdo shtet bashkëpunon me njëri-tjetrin. Duhet të shfrytëzohet ky momentum dhe BE-ja t’ia hapë portat Ballkanit Perëndimor”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, presidenti Thaçi ka thënë se ky dialog do të fillojë në ditët apo javët e ardhshme dhe do të jetë i vështirë.

“Nuk do të jetë i lehtë, por do të jetë historik dhe është i pa alternativë. Dialogu duhet të përmbyllet me një rezultat ‘win-win’ edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, sipas një marrëveshjeje me vlera e standarde evropiane. Edhe Kosova, edhe Serbia, aspiratë e kanë anëtarësimin në BE”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “ky vullnet i njerëzve nuk mund të realizohet pa normalizim dhe pajtim në mes dy vendeve dhe popujve”, tha presidenti Thaçi.

Kreu i vendit pret rol udhëheqës dhe me një dinamikë të re nga Bashkimi Evropian dhe mbështetje të fuqishme të SHBA-së, që ky proces të përmbyllet suksesshëm, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në të mirën e të gjithëve.

“Kosova është gati për dialog, për marrëveshje, sepse vetëm kështu do të mund të lëvizim të sigurt drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, si dhe të ruajmë marrëdhënien speciale me SHBA-në dhe partneritetin me miqtë e tjerë. Vetëm një Kosovë dhe një Serbi evropiane mund të perëndimizojnë rajonin”, tha Thaçi.

Duke folur për zhvillimet në BE, presidenti Thaçi theksoi se ndonëse është e vërtetë që BE po përballet me kriza dhe sfida që e prekin vetë identitetin e BE-së, megjithatë qytetari evropian po tregon se më shumë se çdo ideje tjetër ende i beson idesë së integrimit dhe bashkimit.

Dy panelistët e tjerë, Pascal Lamy, President Emeritus i Institutit “Jacques Delors” dhe Bernard Spitz, President i “MEDEF”, pohuan se krizat që kishin prekur Evropën, kriza financiare e vitit 2008 dhe sidomos BREXIT, kanë rikthyer besimin e qytetarëve evropianë se vetëm thellimi i integrimit është zgjidhje për të ardhmen e kontinentit.

Këtë e dëshmon, sipas tyre, jo vetëm fitorja e presidentit Emmanuel Macronit në Francë, por edhe anketat me opinionin publik në shtetet anëtare të BE-së në dy vitet e fundit.

Presidenti Thaçi u shpreh optimist se BE-ja do të gjejë rrugëdalje.

“Rrugëdalja do të gjendet duke ndërtuar vizion të përbashkët, por edhe bashkëpunim tej Atlantik, bashkëpunim me SHBA dhe me Britaninë e Madhe”, ka thënë ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test