Hoti: Vokrri ishte edhe burrështetasi i parë që e bëri të njohur shtetin tonë në gjirin e të gjitha shteteve të botës

Aktuale

Hoti: Vokrri ishte edhe burrështetasi i parë që e bëri të njohur shtetin tonë në gjirin e të gjitha shteteve të botës

Nga: H.O. Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:41
Fadil Vokrri

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti në një postim të tij në Facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Hoti thotë se Vokrri ‘ishte edhe burrështetasi i parë që e bëri të njohur shtetin tonë në gjirin e të gjitha shteteve të botës’.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e Legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Ai ishte fytyra më e ndritshme e futbollit në kohët më të vështira për Kosovën.

Ai i dha shumë futbollit dhe shtetit me punën e vet si futbollist dhe si strateg.

E përmbylli internacionalizimin e sportit të Republikës së Kosovës në institucionet më të rëndësishme botërore.

Në të vërtetë, në këtë drejtim ishte edhe burrështetasi i parë që e bëri të njohur shtetin tonë në gjirin e të gjitha shteteve të botës.

Do t’i jemi mirënjohës dhe do të përulemi gjithmonë para Legjendës sonë të futbollit.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë simpatizantëve të futbollit. rhoti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat