Milaim Krasniqi kërkon drejtësi: Ish e dashura më ka uzurpuar gjysmën e pasurisë - Bota Sot
Milaim Krasniqi kërkon drejtësi: Ish e dashura më ka uzurpuar gjysmën e pasurisë

Aktuale

E enjte, 16 gusht 2018

Milaim Krasniqi kërkon drejtësi: Ish e dashura më ka uzurpuar gjysmën e pasurisë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 9 qershor 2018 Në ora: 07:59
Milaim Krasniqi

Në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Bota sot”, Milaim Krasniqi nga Prishtina, ka rrëfyer problemin me ish të dashurën dhe organet e drejtësisë vendore. Jeta e tij kishte marrë kahje tjetër, pasi në fabrikën e tij që e kishte hapur me vëllezërit, kishte punësuar, Kumrije Thaçin nga Komorani i Drenasit, e cila më pas ishte bërë e dashura dhe bashkëjetuesja me të cilën edhe kishin lindur një djalë. Tani Kumrije Thaçi, po donë t`i marrë Milaim Krasniqit, mbi gjysmën e pasurisë.

Gjithçka po shkonte mirë për Milaim Krasniqin. Derisa ky po përjetonte sukseset e tij personale si në karrierë, ashtu edhe në biznesin familjarë me vëllezërit e tij, fatkeqësisht diçka e stopoi dhe sukseset e tij mbetën në gjysmë.

Milaim Krasniqi nga Prishtina, së bashku me vëllezërit e tij kishin planifikuar ndërtimin  e një objekti me standarde evropiane dhe me një hapësirë të konsiderueshme, për prodhime konfeksione.

Po me të njëjtin biznes po funksiononte me sukses jashtë Kosovës.  Por, për të ardhur dhe për të investuar në vendlindje, Milaimi me vëllezërit e tij u futen thellë në kredi, si në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj.

Qëllimi i tyre ishte hapja edhe e një fabrike tjetër në Kosovë, me të cilën do planifikonte të punësonte një numër të madh punëtorësh, deri në 100 punëtorë.

Dhe puna e tyre filloi. Ndërtimi i saj filloi në  vitin 1999,  një fabrikë me parcelë  645 m2, ndërsa  me investime fillestare deri në 300.000 DM. Kontrata për ndërtimin e fabrikës u realizua në tetor të vitit 1999. Në po të njëjtin muaj filloi edhe ndërtimi i objektit, që kishte paksa zvarritje dhe vonoi deri në përfundimin e saj, ku puna totale pothuajse përfundoi në vitin 2001.

Milaimi ishte i martuar, dhe kishte dy vajza. jetonte jashtë Kosovës.  

Në muajin korrik të vitit 2000, Milaim Krasniqi, me vëllezërit i kishin dy  firma jashtë Kosovës.

Po këtë muaj dhe këtë vit e hapën njërën prej tyre në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë, e cila ishte  në fushën e marketingut.

Firmën e kishte hapur së bashku me vëllezërit, ku  kërkonin edhe punëtorë.

Milaimi punësoi disa punëtorë në terren dhe një grua për në zyre për shërbim të klientëve dhe punëtorëve  me emrin, Kumrije Thaçi nga Komorani i Drenasit. Shkollimi profesional i kësaj të fundit ishte i mangët, tregon Milaim Krasniqi.

Siç thotë ai, punësimi u bë me kërkesë të babait të Kumrijes me iniciale A.TH, pasi që ata ishin kthyer nga lufta në fshat, dhe kishin gjetur të djegur çdo që kishin lënë, përfshirë këtu shtëpinë dhe gjëra tjera me vlerë.

Kumrije Thaçi, u punësua  si punëtore e thjeshtë ku shërbeu në zyrën e Krasniqit, pastronte, shërbente punëtorët, derisa ai vet më shumë ishte i fokusuar në terren me punëtorët e tjerë.

Por, ai nuk e kishte menduar asnjëherë që nga marrëdhëniet koleg-shef, kjo marrëdhënie do të konvertohej në një dashuri në mes dy palëve.

Vitet kalonin dhe Kumrije Thaçi, avancohet në pozitën e punës, duke u bërë edhe disenjatore për radhitjen e katalogëve, edhe pse ajo nuk kishte as shkollim adekuat të përfunduar e gjithashtu i mungonin edhe aftësitë.

Pas lindjes se djalit të tyre në vitin 2002, filluan të bashkëjetonin së bashku me K. TH.  në shtëpinë e ndërtuar në Lagjen Kalabria (Rr. Agim Qela) deri në vitin 2012.

 Por, ishte viti 2012, vit ku përfundimisht jeta e Milaim Krasnqit do të merrte kahje tjetër.

Gjate bashkëjetesës me Kumrije Thaçin në vitin 2012, kjo e fundit në shtëpinë e Milaimit, e sjell një vajzë të saj me iniciale E.TH e lindur në vitin 1999, të cilën Kumrije Thaçi e kishte me bashkëshortin paraprak, me të cilin  tashmë ishte e  ndarë.

Vajzën e solli, pa lejen e Milaim Krasniqit.

Krasniqi e kundërshtoi ashpër këtë  pasi që ajo nuk ishte vajza e tij, duke mos pranuar të ketë në shtëpi një vajzë të cilën nuk e njihte dhe nuk e kishte parë kurrë dhe nuk e dinte me kë e ka.

Me ardhjen e vajzës, problemet vetëm vazhduan të zmadhoheshin. K.TH. dhe Milaimi kishin mospërputhje në ide dhe në plane, ku përfundimisht në vitin 2012 në muajin korrik ata edhe u ndanë.

Image
Milaim Krasniqi

Me ndarjen e tyre, Krasniqi e kuptoi se Kumrija e kishte joshur vetëm sa për t`ia uzurpuar pronën private, e cila kishte vlerë të madhe.

Milaim Krasnqi, deklaron se Kumrije Thaçi, që nga fillimi i lidhjes së tyre ka pasur  një prapavijë, pasi ajo ka hyrë në lidhje me të shkaku i pasurisë.

Kjo sipas tij, dëshmohet me tërë këtë skenarë të sajuar nga ajo dhe miqtë e saj.

“Kumrije Thaçi më ndërhyri në familje dhe me shkatërroi familjen, me te cilën grua i kam dy vajza Edona dhe Arta Krasniqi, të cilat jetojnë në Tiranë. Këtë e dëshmojë me të gjitha dokumentacionet” thotë Krasniqi.

Krasniqi gjithashtu deklaron se në vitin 2012 Kumrije Thaçi i kishte penguar në biznes duke i përzënë punëtoret që ishin të angazhuar me punën në pjesën afariste të biznesit, që e kishte me vëllezërit.

Nga viti 2013 deri në vitin 2015 i ka penguar edhe vëllezërit Krasniqi që të futen në objekt. Këto raste familja Krasniqi i ka denoncuar në polici. Firma “Etika” është e regjistruar në atë objekt. Kumrije Thaçi, për një periudhë 6 vjeçare na ka dëmtuar mbi 600.000 euro.

Gjykata vendos që:

Në Gjykatën Themelore në mënyrë të paligjshme dhe të njëanshme, gjithnjë sipas Milaim Krasniqit, vendoset që djali i tij dhe  Kumrije Thaçit, me iniciale E.K t`i lihet në përkujdesje kësaj të fundit. 

Gjykata gjithashtu ia ndalon Milaimit edhe çdo kontakt me djalin. Ky i  fundit e kundërshtoi ashpër këtë vendim, pasi që sipas tij po të  ndodhte e njëjta gjë në perëndim, fëmijën do ta merrte shteti në përkujdesje.

Me kalimin e kohës, Milaimi, thotë se e kuptoi se gjyqtarët e ndryshëm dhe prokurorët ishin kokë e këmbë kundër tij.

Ai nisi të dyshonte që një pjesë e tyre, kishin filluar të kishin lidhje dashurie me Kumrije Thaçin, dhe e tëra bëhej vetëm që pasi ta fitonte rastin paditësja Kumrije Thaçi, ajo do ta ndante me avokatin e saj dhe me individ të tjerë që  kishte vendosur në të mirë të saj.

Gjykata Themelore në Prishtinë  vendos që:

1. I  ndalohet palës përgjegjëse (Milaim Krasniqit) që ti afrohet palës së mbrojtur Kumrije Thaçit me një distancë prej 2m, në brendësi të shtëpisë ku jeton pala e mbrojtur dhe në vende publike prej distance deri në 10m.

Vlen të theksohet se shkallet  e hyrjes dhe rruga për në katin e tretë ku qëndronte Krasniq nuk ka shkallë, derisa shkallët e shtëpisë janë 1.2 metra. Kështu që, Milaimi nuk kishte si ti kalonte shkallët dhe të futet në katin ku banonte. Nëse futej dhe takonte Kumrije Thaçin, ajo do ta denonconte në polici për shkelje të urdhrit mbrojtës. Këtë veprim ajo e kishte bërë disa herë në mënyra të ndryshme, vetëm e vetëm për ti hapur raste në prokurori.

2. I ndalohet t`i afrohet 10 metra jashtë shtëpisë ose në rrugë.

Vlen të ceket që rruga e lagjes Kalabria është 6.5 m e gjerë dhe Krasniqi nuk ka si të  lëvizë dhe të punojë lirshëm me frikë që mos ta takojë Kumrijen, pasi do të akuzohet për shkelje të urdhrit mbrojtës.

Këto i vendos gjyqtari me iniciale, SH.H. me të cilën Mialimi dyshon se Kumrije Thaçi ka pasur lidhje.

Milaimi, duke folur për “Bota sot” tregon se shumë herë e ka takuar në rrugë Kumrije Thaçin me fëmijë dhe është detyruar të fshihet duke hyrë në markete që gjendeshin afër  vetëm me qëllim që të mos takohen sepse Kurmije Thaçi do ti hapte rastin në polici.

Në fund Milaim Kransiqi, i lodhur tej mase dhe i mbushur mllef largohet  përfundimisht nga prona e tij dhe i ndërprenë të gjitha aktivitetet e biznesit familjare, e gjitha  kjo për faj të Kumrije Thaçit.

Krasniqi ka treguar për “Bota sot” se ai kishte kaluar edhe një periudhë të tmerrshme siç e quan ai në burg, ku pasi ishte kthye nga një takim në Maqedoni. Policia e kishte ndaluar dhe e kishin arrestuar me arsyetim të pengimit të Kumrije Thaçit dhe afërsisë fizike më të.

Krasniqit i ishin caktuar 5 muaj burgim, mirëpo ai kishte mbetur vetëm 4 muaj e 30 ditë sepse këshilli ligjor kishte aprovuar kërkesën që Krasniqi të lirohet më herët, për shkak të sjelljeve të mira në burg, duke i plotësuar kushtet për lirim të parakohshëm.

Pas largimit nga shtëpia fillon uzurpimi i paligjshëm i pronës

Kumrije Thaçi, pëson një debat verbal me përmbaruesin e parë të saj (me herët Avokat  I. I. me të cilin Milaim Krasniqi dyshon se mund të  ketë pasur një lidhje.

“Avokat Isami që nga ndarja ime nga Kumrije Thaçi të gjitha dëmet, inskenimet dhe shantazhet janë përpiluar nga Avokat I.I. , të cilët i dëshmojë me të gjitha dokumentacionet, që i posedojë. Pastaj, I. I. kalon dhe bëhet përmbarues, ai e ka pasur si kliente dhe  përfundimisht ndahet nga ai, duke kaluar lëndën tek një avokat tjetër, A.T.”, tregon Milaimi.

Kur ky i fundit e kupton se për çfarë  bëhet fjalë, Krasniqi thotë se, A. T. i thotë Kumrije Thaçit, që t`ia merr lëndën avokatit të parë dhe të ia jap atij, për arsye se do ta kishin më lehtë ta fitonin procesin gjyqësor kundrejt, Milaim Krasniqit.

Pas avokatit të parë, Kumrije Thaçi sipas Milaim Krasniqit lidhet edhe me avokatin e dytë, A. T. me të  cilin filluan të bashkëjetojnë.

A.T. sipas Milaimit, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ekspertiza e pronës

Kumrije Thaçi me avokatin A.T, e me ndihmën e gjyqtarit SH.H, marrin vendim që të bëhet ekspertiza e pronës, por kjo e gjitha bëhet pa pjesëmarrjen e Krasniqit.

Edhe pse Milaim Krasniqi, së bashku me vëllezërit e tij posedojnë të gjitha dokumentet dhe  fletët poseduese prej fillimit e deri në përfundimin final të ndërtimit të objektit.

Milim Kransiqi, tregon për “Bota sot” që A. T. së bashku me Kumrije Thaçin  shkojnë në shtëpinë e tij i thyejnë cilindrat e zyrave përdhese dhe të katit të tretë, pasi eksperti financiar R.B. duhet  matur hapësirat në brendi zyrave dhe katit të tretë për të bërë vlerësimin e objektit. Kumrije Thaçi dhe Avokat A. T., i vjedhin të gjitha dokumentet deri diku të rëndësishme, për ti humbur gjurmët, mirëpo fatmirësisht Milaimi kishte marrë me vete një pjese të dokumenteve.

Milaim Krasniqi, me vëllezërit e tij deklaron se nuk është ftuar asnjëherë në seanca gjyqësore, për arsye se nuk ka pasur qasje në ftesa për gjyq.

“A. T. dhe Kumrije Thaçit i kanë humbur të gjitha gjurmët e ftesave që unë me vëllezërit e mi të mos marrim pjese në seanca gjyqëore. Çdo ftesë që na ka ardhur për në gjyq, Kumrije Thaçi dhe A. T. e kanë urdhëruar djalin E.K. të nënshkruaj për pranimin e ftesave gjyqësore. Ato janë bërë me qellim se gjoja unë e kam pranuar ftesën dhe nuk dashur të marrë pjesë nëpër seanca dhe kështu e kanë realizuar qëllimin, në shkallen e parë në të cilën gjyqtari Shemsi Hajdini vendos në favor të Kumrije Thaçit, që asaj ti takoje gjysma e pasurisë së pronës, por për fat të mire Avokati im Sokol Dobruna, bënë ankese në Gjykatën e Apelit, e cila akoma është atje” tregon Milaim Krasniqi.

Gjykata merr vendim të prerë që gjysma e pasurisë të i takojë K.TH

Gjykata themelore në Prishtinë, me kryetar të ri gjykues Shemsi Hajdini me avokat Musa Dragusha vendos që:

Me këtë gjykim  merret vendim që gjysma e pasurisë së Milimit Krasniqi dhe vëllezërve të tij, me vlerë 186.691.50 euro, dhe shpenzime procedurale sipas tarife  prej 270.40 ti kalojnë Kumrije Thaçit. Ky vendim merret në mungesën e Milaim Kransiqit dhe vëllezërve të tij.

“Unë po prononcohem nëpërmjet gazetës “Bota Sot”, pasi Kumrie Thaçi qenka aq e zonja ne të tregon se çka ka investuar në atë objekt të tregojë faturat që ka paguar dhe në çfarë pjese janë vendosur ato”, thotë ai.

Gjithashtu Krasniqi pyet: “Nëse Kumrije Thaçi qenka aq e zonja, pse nuk i bërë edhe një ose dy objekte të ngjashme, që nga ndarja jonë nga viti 2012 deri në vitin 2018, pse nuk e vazhdoi punën si disenjatore dhe nuk është menaxhere në ndonjë ndërmarrje ose kompani tjetër, pse nuk e hapi një firmë në emrin e saj dhe të vazhdojë me biznes, por ju kthye zanatit të vjetër të saj, atë si pastruese”.

Milim Krasniqi, gjatë bashkëbisedimet me gazetën “Bota sot” thotë që deri më tani ka kaluar shumë seanca gjyqësore dhe të gjitha kanë shkuar në favorin e Kumrijës, duke mos u marrë parasysh ankesat nga ai.

Milaimi Krasnqi, duke rrëfyer tregon se  në vitin 2012, kanë kërkuar edhe harraq me vlerë të madhe për ta fituar lëndën.

Gjithashtu Krasniqi është ndjerë i kërcënuar edhe me jetë

Ai tregon, që në vitin 2013 derisa po parkonte veturën e tij, një njeri i  gjatë (dyshohet të jetë nga Drenica për shkak të aksentit  gjatë të folurit) i është afruar dhe i ka thënë që të heqë dorë nga lënda dhe nga gjysma e pasurisë së tij.

Krasniqi thotë se, ai dyshon në Kurmije Thaçin dhe A.T. se ato të dy kanë pasur një takim me dy Kuksianë që kanë qenë dhe kanë punuar në Kosovë. Ai dyshon se këta u kanë ofruar mjete materiale për likuidimin e tij, vetëm e vetëm për t’ia marrë pasurinë.

Flet avokati i Milaim Krasniqi

Avokati i Krasniqit, Sokol Dobruna ka thënë për “Bota sot” se prona i takon fuqishëm Milaim Krasnqit.

“Ne ja kemi ofruar një banesë në Fushë Kosovë, ajo nuk ka pranuar. Prona sa është gjallë i takon Milaim Krasnqit, ndërsa pas vdekjes së tij ajo i takon fëmijëve që Krasniqi i ka me gruan e parë, me të cilën është edhe i kurorëzuar. Pronat nuk mund të i marr  K.TH pasi që ata nuk janë të kurorëzuar. Do ta bëjë të pamundurën që rastin te përmbyllet suksesshëm dhe drejte” ka përfunduar avokati i Krasniqit, Sokol Dobruna

Gazeta  “Bota sot” , ka kontaktuar edhe me paditësen Kumrije Thaçi, mirëpo kjo e fundit nuk ka pranuar të flasë, duke u arsyetuar se do të mund të flasë vetëm në prani të avokatit të saj.

“Deklarimet e Milaimit janë tërësisht shpifje. Unë nuk pranoj të prononcohem për këtë temë pa praninë e avokatit tim” ka përfunduar Kumrije Thaçi.

Gazeta “Bota sot”  tash e  disa ditë ka provuar të kontaktojë edhe  me avokatin A. T.  Mirëpo, ai ka qenë i pa qasshëm për gazetën tonë.

Ndërsa, as Gjykata e Apelit nuk ka dhënë përgjigje lidhur me këtë temë.

E derisa Milaimi kërkon drejtësi për pronat e tij, lënda e tij ka dy vite që është në sirtarin e Gjykatës se Apelit në Prishtinë, e cila ende nuk dihet kur do të te shqyrtohet

Krasniqi, në fund thotë se ka humbur shpresat nga drejtësia vendore dhe se ka besim që ndoshta dikur, objekti do të rikthehet përsëri dhe te aktivizohet prodhime dhe të punësohet një numër i konsiderueshëm punëtorësh.

Për këtë ëndërr Milaim Krasniqi me vëllezërit e tij,  ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në perëndim duke punuar për ta funksionalizuar një fabrikë që e kishin planë tash e një kohë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test