BSPK e shqetësuar me vdekjen e punëtorit

Aktuale

BSPK e shqetësuar me vdekjen e punëtorit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 09:31
Kjo sindikatë ka shprehur indinjatë me jo gatishmërinë e Qeverisë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me ngjarjen ku në vendin e punës humbi jetën një punëtor në Fushë Kosovë.

Kjo sindikatë ka shprehur indinjatë me jo gatishmërinë e Qeverisë për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve.

“Derisa aksidentet në vendet e punës veç po rriten, BSPK-ja shpreh indinjatë të thellë për jo gatishmërinë e Qeverisë për të reflektuar sa i përket mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë. Edhe përkundër faktit që BSPK-së nga takimet e fundit më Kryeministrin i është  premtuar se do të jetë në dialog të vazhdueshëm dhe se kërkesat e tyre do të trajtohen me kujdesin maksimal, aktualiteti po tregon se nuk po ndërmerren hapat konkret nga punëdhënësit për të krijuar ambient dhe kushte më të sigurta pune por edhe nga organet kompetente të vendit që të bëjnë një mbikëqyrje me rigoroze lidhur me sigurinë e punëtorëve në punë”, thuhet në kumtesë.

BSPK ka bërë thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që punëtorët sidomos të sektorit privat të kenë mbrojtje dhe siguri më të madhe në punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat