Zyrtari i Vetëvendosjes tregon se çfarë duhet të diskutohet në tryezat politike - Bota Sot
Zyrtari i Vetëvendosjes tregon se çfarë duhet të diskutohet në tryezat politike

Aktuale

E mërkurë, 22 gusht 2018

Zyrtari i Vetëvendosjes tregon se çfarë duhet të diskutohet në tryezat politike

Nga: H.O. Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:56
Arkiv

Zyrtari i Vetëvendosjes dhe anëtari i KQZ-së nga kjo parti, Adnan Rrustemi ka komentuar tryezat e partive politike, duke thënë se tryezat e partive politike pandehin ndërtimin e konsensuesit në raport me interesat shtetërorë.

“Vlerësimi i dialogut të deritanishëm, nxitje të dialogut të brendshëm me serbët e Kosovës për integrim e zhvillim, dialogu me BE-në përkitazi me dialogun me Serbinë, forcimi i shtetit të së drejtës dhe caktimi i datës së zgjedhjeve si zgjidhja e vetme e ngërçit institucional janë çështjet për të cilat do të duhej të pajtoheshin të gjithë ata që e shohin interesin e vendit para së gjithash”, shkruan ai në Facebook.

Sipas Rrustemit ‘rruga tjetër është rruga e PAN-it. Nga oportunizmi a kurthimi kjo rrugë ka qenë gjithnjë rrugë e humbur për Republikën’.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test