Xhavit Haliti: Ju po rreni, nuk e sulmova kam rrëshqitur - Bota Sot
Xhavit Haliti: Ju po rreni, nuk e sulmova kam rrëshqitur

Aktuale

E shtunë, 18 gusht 2018

Xhavit Haliti: Ju po rreni, nuk e sulmova kam rrëshqitur

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:49
Pamje nga Kuvendi

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se nuk ka pasur asnjë përplasje me deputetin e LDK-së, Arben Gashi

Haliti në një deklaratë ka thënë se vetëm ka “rrëshqitur”.

Madje ka akuzuar mediat se po rrejnë.

“Kurgjo vallahin, asnjë përplasje s’kemi pas. Po rreni ju kapak. Jo vallahin veç kam rrshit. As s’kemi kurgjo, dje kemi debatu. Kom rrshit edhe e kom prek pak”, ka thënë Haliti.

Mirëpo, ajo që shihet në video tregon qëllimin që Haliti kishte ta godiste Arben Gashin.

Image
Image
Image
Image
Image

 

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Haliti dhe Gashi patën një debat të ashpër mes vete.

Ata madje edhe ofenduan e shanë njëri-tjetrin.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test