Kryeprokurori sqaron autopsinë: Kështu vdiqën dy policët në Lepenc - Bota Sot
Kryeprokurori sqaron autopsinë: Kështu vdiqën dy policët në Lepenc

Aktuale

E enjte, 24 maj 2018

Kryeprokurori sqaron autopsinë: Kështu vdiqën dy policët në Lepenc

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:01
Fotografi nga nxjerrja e trupit të Malësor Dashit nga Lepenci

Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur policët Malësor Dashi dhe Armend Trena u rrokullisën me veturë në lumin Lepenc. Raporti i autopsisë thotë se dy policët kanë vdekur gjatë rrokullisjes së veturës dhe se vetura nuk kishte probleme, por rasti po cilësohet si vetëaksident.

Malësor Dashi e Armend Trena ranë në lumin Lepenc, për t’u gjetur kështu pas 1 javë nga aksidenti.

Raporti i autopsisë thotë se policët kanë vdekur gjatë rrokullisjes së veturës, rast ky që ndodhi më shumë se dy javë më parë. Ky informacion megjithatë nuk u bë i qartë, pasi dje kryeprokurori u citua të ketë thënë se “policët kanë vdekur para se të bien në lum”. Por, Jashari u sqarua sot.

“Sipas raportit, trupat e dy policëve kanë vdekur gjatë rrokullisjes. Policët nga goditjet e mara, nga plagët e marra gjatë rrokullisjes ata kanë vdekur”, tha Jashari.

Ai gjithashtu tha se raporti i ekspertizës thotë se vetura me të cilën policët u rrokullisën ishte në rregull dhe ata janë vetëaksidentuar.

I pyetur për detaje të tjera rreth raportit të ekspertizës së veturës, Jashari konfirmoi se Malësor Dashi dhe Armend Trena, nuk ishin duke ngarë veturën shpejtë.

“Nuk ishin shpejtë, diku në 40 kilometra në orë”, tha kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari.

Dy policët e Kosovës, Malsor Dashi e Armend Trena humbën jetën kur me veturën zyrtare ranë në ujërat e lumit Lepenc në mbrëmjen e 28 prillit.

Trupat e tyre u gjetën disa ditë më vonë në ujërat e lumit Lepenc pas kërkimeve nga ekipet e Policisë, FSK’së, zjarrfikësve e qytetarëve vullnetarë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test