‘Fëmijët, prioriteti më i rëndësishëm i agjendës qeverisëse’

Aktuale

‘Fëmijët, prioriteti më i rëndësishëm i agjendës qeverisëse’

Më: 15 maj 2018 Në ora: 15:08
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se fëmijët janë prioriteti më i rëndësishëm i agjendës qeverisëse, andaj qeveria që ai drejton po punon për sigurimin e një mjedisi me edukim të mirëfilltë, mbrojtës dhe pa dhunë për të gjithë fëmijët, pa dallim.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me drejtoreshën regjionale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore dhe koordinatore speciale për refugjatët dhe migrantët në Evropë, Afshan Khan.

Duke folur për përkushtimin dhe punën e qeverisë në realizimin e të drejtave të fëmijëve, kryeministri Haradinaj, theksoi se edukimi dhe mbrojtja e fëmijëve është investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen, mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik e social në përgjithësi.

Haradinaj falënderoi UNICEF-in, për përkrahjen e vazhdueshme në adresimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, dhe shprehu mbështetjen e qeverisë për një edukim sa më cilësor dhe programeve për rininë.

Ndërsa, Khan, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për punën e UNICEF-it në edukim dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat