Deda: Serbia sot tregoi se s’do normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Aktuale

Deda: Serbia sot tregoi se s’do normalizim të marrëdhënieve me Kosovën

Më: 9 maj 2018 Në ora: 23:08
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka folur rreth anulimit të ftesave për të dhe për kolegen e tij, Vjosa Osmani, për pjesëmarrje në një konferencë në Serbi, dhe ndalimit të hyrjes së karateistëve kosovarë në Serbi, ku ata do të duhej të merrnin pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë.

Deda ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se me këto dy veprime të sotme, Serbia ka treguar se “nuk është e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën”.

Sipas tij, Kosova si shtet duhet ta përdor këtë si argument, për të treguar joseriozitetin e Serbisë.

Deda ka thënë se pret që gjatë ditëve të ardhshme Bashkimi Evropian të qortojë Serbinë për veprimet e sotme karshi Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat