Tusk viziton Kosovën

Aktuale

Tusk viziton Kosovën

Më: 26 prill 2018 Në ora: 07:10
Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, arrin sot për vizitë në Kosovë, në kuadër të turit të tij disa ditor nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtari i lartë evropian në Prishtinë do të ketë takim me  presidentin Hashim Thaçi, pas të cilit do të deklarohet për media në një konferencë të përbashkët.

Tusk para Prishtinës ka qëndruar për vizitë në Beograd, Podgoricë dhe Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat