Selimi i tregon presidentit dhe kryeministrit arsyet e rezultatit të Raportit të Progresit për Kosovën

Aktuale

Selimi i tregon presidentit dhe kryeministrit arsyet e rezultatit të Raportit të Progresit për Kosovën

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:03
Rexhep Selimi

Raporti i Progresit për Kosovën, duket sikur u injorua me deklaratat e Presidentit Hashim Thaçi duke thënë se qytetarët e Kosovës, janë lodhur nga raportet e shumta, dhe se tani është momenti për diçka konkrete.

Ai për më tepër ka thënë se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë, duke harruar krejtësisht kushtin kyq që është sundimi i ligjit.

Por deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi, ka një përgjigje.

"Qytetarët nuk janë lodhur nga raporti i progresit, por qytetarët janë lodhur nga keq qeverisja nga e cila si pasojë vie edhe përmbajtja e Raportit të Progresit.

Thaçi e ka humbur qysh moti edhe balancin logjik duke pretenduar që të ndikojë edhe nëpërmbajtjen e Raportit të Progresit.

Liberalizimi i vizave nuk arrihet ndryshe tashmë përvec se duke e luftuar korrupsionin. Por luftimi i korrupsionit nuk mumd të ndodhë as nga presidenti e as nga kryeministrj aktual sepse ata vetë janë kreatorët e korrupsionit në Kosovë”, ka thënë Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat