Asociacioni i njëanshëm serb nuk ka peshë juridike

Aktuale

Asociacioni i njëanshëm serb nuk ka peshë juridike

Më: 11 prill 2018 Në ora: 15:22
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se paralajmërimet e serbëve të Kosovës për formimin njëanshëm të asociacionit të komunave me shumicë serbe për datën 20 prill nuk ka peshë juridike.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

“Kjo nuk ka peshë juridike, s’ka peshë ligjore dhe kushtetuese”, është shprehur shefi i ekzekutivit.

Ndryshe, serbët e Kosovës kohë më parë kanë paralajmëruar se do të mblidhen më 20 prill në Mitrovicën e Veriut për të krijuar asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

BE-ja ka paralajmëruar se asociacioni do të jetë në kuadër të ligjeve të Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga Beogradi zyrtar, i cili kërkon që një gjë e tillë të jetë në pajtim me marrëveshjen e dalë nga dialogu i Brukselit.

Haradinaj konferencë pas mbledhjes së Qeverisë (Drejtpërdrejt)

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mban konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ku është diskutuar për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe projektligjin për mësimdhënësit që kanë punuar në arsimin shqip gjatë viteve të nëntëdhjeta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat