Marko Gjuriq nesër vjen në Kosovë, Qeveria tregon pse i dha leje

Aktuale

Marko Gjuriq nesër vjen në Kosovë, Qeveria tregon pse i dha leje

Më: 6 prill 2018 Në ora: 13:00
Marko Gjuriq

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka dhënë leje shefit të së ashtuquajturës Zyra serbe për Kosovën Marko Gjuriq që vijë në Kosovë.

Gjuriq do të vijë në Kosovë nesër për festën e Pashkëve Ortodokse.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Rejhan Vuniqi tha se kërkesa i është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës.

“Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron. Rregullat do t’i respektoj ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, ka thënë Vuniqi.

Gjuriq  më 26 mars  është arrestuar në veriun e Mitrovicës pasi që i ishte ndaluar hyrja në Kosovë.

Policia e Kosovës e ka arrestuar Gjuriqin derisa ishte në një tubim në veri të Mitrovicës dhe i njëjti pasi që është sjellur në prishtinë është dërguar deri në kufirin në Merdar për t’ua dorëzuar autoriteteve serbe.

Ky veprim ka shkaktuar indinjatë tek serbët e Kosovës gjë që ka bërë që Lista Serbe të dal nga koalicioni qeverisës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat