Haradinaj: Krijimi i Ushtrisë nuk e Ndryshon Balancën e Sigurisë në Rajon - Bota Sot
Haradinaj: Krijimi i Ushtrisë nuk e Ndryshon Balancën e Sigurisë në Rajon

Aktuale

E enjte, 21 qershor 2018

Haradinaj: Krijimi i Ushtrisë nuk e Ndryshon Balancën e Sigurisë në Rajon

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:29
Ramush Haradina dhe Karl Erjavec.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti të martën në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Karl Erjavec.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Haradinaj tha se “ekziston një klimë e mirë mes Kosovës dhe Sllovenisë për bashkëpunim në shumë fusha”.

“Sllovenia është një ndër investitorët më të mëdhenj në vend dhe Kosova është e interesuar që ta vazhdojë këtë partneritet ekonomik”, tha Haradinaj, duke kërkuar vazhdimin e përkrahjes së Sllovenisë në planin ndërkombëtar.

“Përkrahja juaj për njohjet e reja, anëtarësimin në INTERPOL, UNESCO, në procesin e integrimit euroatlantik ka domethënie të madhe për ne”, tha Haradinaj.

Me këtë rast, ai shtoi se krijimi i ushtrisë së Kosovës me mandat kushtetues, nuk e ndryshon balancën e sigurisë në rajon, porse për më tepër kontribuon në të.

Ministri slloven, në anën tjetër, vlerësoi, siç tha, arritjet dhe progresin e madh që është bërë në Kosovë në këta 10 vjet të shtetësisë, duke shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e vendit të tij për bashkëpunimin dypalësh.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test