Ramush Haradinaj është bindur të pranojë kushtin e LDK’së për ta lënë Raportin e Shpejtim Bulliqit vetëm si raport informues e orientues për deputetët. Ky ishte kushti i vënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për ta votuar demarkacionin.
Deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku marrëveshjen e realizuar e cilëson si fitore të qytetarëve të Kosovës.
‘’Marrëveshja që u arrit sot, mbi bazën e zgjidhjes së ofruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është fitore e qytetarëve të Kosovës!’’.