Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në Kuvend u ka thënë deputetëve të LDK-së se është marre që po e refuzojnë raportin e Shpejtim Bulliqit, raporton Bota sot.
“Marre ju koftë, marre. Po e refuzoni raportin e Bulliqit. Ai nuk është i Ramushit, as i babaës Hilmi. Marre ju koftë që po i mbani të izoluar qytetarët. Ku po ju dhem. Sa t'jem unë nuk hiqet raporti i Bulliqit”, u ka thënë deputetëve të LDK-së ai.