Bordi merr vendim për rritjen e pagave prej 100 euro të punëtorëve të KEK-ut

Aktuale

Bordi merr vendim për rritjen e pagave prej 100 euro të punëtorëve të KEK-ut

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 15:54
Ilustrim

Punëtorët e KEK-ut nga muaji mars do të marrin paga me ngritje për 100 euro.

Vendimin për rritje të pagave për punëtorët e KEK-ut e ka konfirmuar edhe kryesuesi i Bordit të kësaj ndërmarrjeje, Faruk Hajrizi

Ka thënë se nuk do të ketë kosto shtesë.

“Nuk do të ketë rritje të shpenzimeve. Shpenzimet do të jenë ato që kanë qenë, vetëm se i kemi racionalizuar. Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë”,a ka thënë Hajrizi.

Gazeta mëson se të gjithë anëtarët e Bordit janë pajtuar me vendimin, ndërkaq, Drejtori menaxhues, Arben Gjukaj, ka abstenuar.

Javën e kaluar punëtorët e KEK-ut protestuan para Qeverisë dhe kërkuan rritjen e pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat