MAP: Kosova përfiton 25 milionë euro me reformën sektoriale

Aktuale

MAP: Kosova përfiton 25 milionë euro me reformën sektoriale

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:42
Mahir Yagcilar

Ministria e Administratës Publike për mbështetje të zbatimit të reformës së Administratës Publike, sot ka filluar trajnimin katër ditor për institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e kontratës së reformës sektoriale, e cila është nënshkruar vitin e kaluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Kontrata e reformës sektoriale e Administratës Publike të Kosovës, e cila për herë të parë po realizohet në Kosovë, përqendrohet në strategjitë relevante ekzistuese si Strategjia për Modernizimin e Administratës Publike (SMAP), Strategjia për Rregullim më të Mirë dhe Strategjia për Përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave si dhe Agjenda Evropiane e Reformave (ERA). 

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, deklaroi se hyrja në fuqi e kontratës së reformës sektoriale avancon marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe është tregues se Komisioni Evropian konsideron se ka pjekuri institucionale dhe kapacitete profesionale për t’i ofruar mbështetje të drejtpërdrejt buxhetore Kosovës nëse Qeveria arrit të zbatojë synimet e akorduara me kontratë.

Yagcilar deklaroj se Kosova do të përfitojë 25 milionë euro nga Komisioni Evropian nëse zbaton me sukses kontratën e reformës sektoriale.

Sipas një komunikate të MAP, në kuadër të Kontratës së Reformës Sektoriale, janë tetë indikator kryesore për vitin 2019, që Qeveria duhet t’i plotësojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat