Peterle: Reforma zgjedhore, një hap drejt BE-së

Aktuale

Peterle: Reforma zgjedhore, një hap drejt BE-së

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 11:02
Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle në një konferencë për media

(E plotësuar) - Dobësi të kahershme të procesit zgjedhor në Kosovë duhet të adresohen mjaftueshëm, derisa reforma zgjedhore mbetet hap tejet i rëndësishëm në rrugën e integrimit.

Kështu deklaroi sot në një konferencë për media shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle,  me rastin e prezantimit të   Raportit Final mbi zgjedhjet lokale të 22 tetorit të vitit të kaluar. Teksa u tha se zgjedhjet e fundit ishin konkurruese në pjesën më të madhe të komunave në Kosovë, përveç atyre me shumicë serbe ku fushata u shëmtua nga frikësimet.

Nga ky raport i cili përmban një vlerësim të gjithë procesit zgjedhor, ofrohen 22 rekomandime për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore në Kosovë.

Ndërkaq, Peterle bëri të ditur se BE do të mbështes Kosovën në mënyrë që të çojë këtë reformën zgjedhore përpara.

Peterle: BE do të mbështesë Kosovën me ndihmë zgjedhore dhe financiare

“Reforma zgjedhore është vetëm një prej gurthemeleve në rrugën drejt BE-së, por në mënyrë të konsiderueshme do të përmirësojë kredibilitetin në BE. BE do të angazhohet në periudhat vijuese gjatë periudhave ndërmjet zgjedhjeve, dhe është e gatshme të japë ofrojë ndihmë zgjedhore dhe mbështetje financiare me fokus në implementimin e rekomandimeve të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve dhe rekomandimet tjera që do t’i avanconin reformat zgjedhore dhe demokratike në Kosovë”, theksoi ai.

Peterle theksoi se nevojitet vullnet politik nga i gjithë spektri politik për të adresuar rekomandimet duke përfshirë ato me prioritet të cilat përmbajnë përmirësime në listën e votuesve, mbikëqyrje më të mirë mbi shpenzimet e fushatës, kujdes të shtuar në sistemin e votimit jashtë shtetit, dhe rritje të pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor.

Ai tha se duhet të zbatohet deklarata e partive politike e cila garanton pjesëmarrjen e grave prej 40 përqind në procesin zgjedhor.

Sipas tij, zgjedhjet nuk përfshijnë vetëm ditën e zgjedhjeve, por tërë procesin zgjedhor brenda ciklit zgjedhor, prandaj siç tha ai, tash është koha më e mirë për të vepruar në mënyrë që çështjet të jenë të zgjidhura kur të afrohen zgjedhjet.

Peterle: Duhet të adresohen dobësitë e kahershme të procesit zgjedhor

“Dobësi të kahershme të procesit zgjedhor në Kosovë duhet të adresohen mjaftueshëm. Për shembull çështjet lidhur me regjistrin e votuesve, trajnimin dhe profesionalizimin e këshilleve të vendvotimeve, mangësitë në sistemin e votimit jashtë Kosovës, stimulimin e kufizuar për ndjekje penale të aktiviteteve penale që lidhen me zgjedhjet, mungesën e mekanizmave efektiv për kërkesat për financimin e fushatës dhe rregullimin e programeve të sponzorizuara”, tha ai.

Ai tha se duhet të bëhet pastrimi i listave nga personat e vdekur, të krijohet një sistem unik i adresave për qendrat e votimit që qytetarët të votojnë në qendrën më të afërt.

Ndërsa për votimin me postë tha se duhet rishikuar mënyra e votimit dhe verifikohet procesi pasi që sipas tij, në zgjedhjet e fundit janë vërejtur mashtrime të mëdha.

Krejt në fund, Peterle duke aluduar në ardhjen e presidentit slloven në Kosovë, Borut Pahor, tha se nuk ndjehet xheloz që vëmendje më e madhe po i kushtohet ardhjes së tij sesa çështjes që po diskutohej aty.

Ndryshe, Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian do të organizojë tryezë të rrumbullakët për të diskutuar rekomandimet dhe sugjerimet e deritashme në mënyrë që të zhvillohet një plan veprimi mbi përmirësimin e procesit zgjedhor.

Peterle: Reforma zgjedhore është gurthemel drejt BE-së

Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Alojz Peterle në një konferencë për media ku prezantoi raportin përfundimtar të misionit të tij për procesin zgjedhor në Kosovë tha se reforma zgjedhore në Kosovë është gurthemel në rrugën drejt BE-së.

Ai bëri të ditur se BE do të mbështes Kosovën në mënyrë që të çojë këtë reformë përpara.

"Reforma zgjedhore është gurthemel drejt BE-së. BE është e gatshme të ofrojë ndihmë financiare dhe teknike për ta çuar përpara reformën zgjedhore. Bashkimi Evropian më 20 shkurt do të organizojë tryezë të përbashkët për të diskutuar për të gjitja rekomandimet dhe ato që mund të bëhen", tha ai.

Peterle Ai dha një varg rekomandimesh, mes të cilave vëmendje mëtë theksuar i dha pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor dhe jetën politike, ku tha se partitë politike duhet të mbajnë premtimet e vitit 2015 për të pasur 40 përqind femra në strukturat e tyre.

Krejt në fund, Peterle duke aluduar në ardhjen e presidentit slloven në Kosovë, Borut Pahor, tha se nuk ndjehet xheloz që vëmendje më e madhe po i kushtohet ardhjes së tij sesa çështjes që po diskutohej aty. E ky koment erdhi pasi që nuk pati interesim të madh të gazetarëve për të parashtruar pyetje drejt tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat