Reagon ashpër Barani ndaj Policisë së Kosovës: Kaq i rëndësishëm paska qenë për ju një kryekriminel!

Aktuale

Reagon ashpër Barani ndaj Policisë së Kosovës: Kaq i rëndësishëm paska qenë për ju një kryekriminel!

Nga: A.Zh Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 09:58
Halit Barani

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë policorë të Stacionit të Mitrovicës, nën dyshimin për manipulim me prova, për rastin e vrasjes së liderit të Iniciativës Serbe, Oliver Ivanoviq.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokuroria e shtetit, sipas së cilës arrestimi i dy policëve ndërlidhet me mënyrën se si është ruajtur vendi i ngjarjes pas incidentit.

“Ata kanë qenë në detyrë ta ruajnë vendin e ngjarjes dhe nuk e kanë kryer detyrën e tyre siç duhet”, ka thënë Rexha.

E ndaj kësaj, ka reaguar kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani. Ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër, duke pyetur se pse ishte kaq i rëndësishëm “kryekrimineli” serb, që po duan ta gjejnë tani dorasin, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Ivanoviq ka kryer krime ndaj popullatës civile shqiptare nga viti 1990 deri më 2004.

Postimi i plotë i Baranit:

Ore mjeran a e pastrut ma gojen duke tentu ta gjeni dorasin e kryekriminelit ne Mitrovice, çka eshte puna juaj, kaq i randesishem paska qene per ju nje kryekriminel i cili beri krime pa ndal qe nga 1990-2004 mbi popullaten civile shqiptare. Iu dok pak ketu ne Kosove se e vajtuat por shkuat edhe ne Amerike, Kroaci e gjetiu dhe atje e vajtuat, mbajtet nje minut heshtje, nje gje keni gabuar shume rende qe nuk shkuat ne varrim ore...vajtoni, vajtoni se mire e keni ju, shume mire...!!!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat