Me anë të Zyrës së EULEX-it në Beograd, Ministria e Drejtësisë sot ia ka dërguar Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, dokumentacionin lidhur me vrasjen e Olivec Ivanoviqit.
Ashtu siç njoftoi më herët media, Ministria e Drejtësisë e Kosovës sot ia ka dërguar, me anë të Zyrës së EULEX-it në Beograd, Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë dokumentacionin lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Ai e ka thënë se tashmë dokumentacioni i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë në Serbi.
Dokumentacioni përmban një raport të autopsisë dhe një regjistër të hetimit dhe do të përcillet në Prokurorinë për Krim të Organizuar, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Kujtojmë se lideri i SDP-së, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar para selisë së tij në veri të Mitrovicës.