Kërkohet nga AKI që të ngritë vigjilencën në veri

Aktuale

Kërkohet nga AKI që të ngritë vigjilencën në veri

Më: 25 janar 2018 Në ora: 10:45
Donika Kadaj-Bujupi

(E plotësuar)- Gjendja e sigurisë në vend, sidomos në veri të Mitrovicës pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ka shtyrë Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së që ta ftojnë në raportim drejtorin e këtij institucioni, Driton Gashi.

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Donika Kadaj-Bujupi, tha pas mbledhjes se kërkuan nga drejtori i AKI-së, që të rritet vigjilenca, të shtohet përkushtimi dhe efikasiteti, sidomos në veri të vendit dhe të fillojë një mobilizim më gjithëpërfshirës dhe institucional në shpërbërjen e bandave kriminale atje.

Por, kur u pyet nëse ka pasur neglizhencë në marrjen e informacioneve rreth vrasjes së Ivanoviqit, Kadaj-Bujupi tha se nuk ka pasur neglizhencë të tillë, porse nëse një gjë e tillë do të mund të parandalohej do të kërkojnë informata edhe nga Policia e Kosovës.

Derisa, nuk ka mundur të jap asnjë informacion nëse janë informuar nga drejtori i AKI-së për Milan Radojicicin, i cili është apostrofuar si njeriu kyç në atë pjesë në organizimin e bandave kriminale, me arsyetimin se janë të obliguar ta ruajnë konfidencialitetin e informatave.

Kadaj-Bujupi: Do të kërkojmë informata edhe nga Policia për vrasjen e Invanoviqit

“Ju e dini që për shkak të hetimeve dhe për shkak të natyrës së AKI-së, dhe për shkak të deklaratës që kemi nënshkruar për konfidencialitetin, unë nuk mund të ndaj me ju përgjigjet e marra. Mirëpo, çfarë mund t’iu them është se nuk ka neglizhencë në drejtim të marrjes së informatave nga ana e AKI-së. Po ashtu, është njoftuar edhe Policia për shqetësimet e ngritura, pra kanë qenë me kohë të njoftuar për zhvillimet atje. Ne së shpejti do të kërkojmë informatë edhe nga Policia që të informohemi se a ka pasur neglizhencë në trajtimin e këtyre çështjeve dhe a ka mundur të parandalohet rasti”, tha Kadaj-Bujupi.

Sipas saj, gjendja në veri nuk është alarmante, ani pse është paralajmëruar se mund të ketë trazira.

Kadja-Bujupi: Pati paralajmërime për trazira, por nuk ndodhen

“Me sa jemi të vetëdijshëm të gjithë ka pasur paralajmërime për trazira eventuale, por nuk ka pasur trazira, do të thotë ka pasur një rast të vrasjes të cilën e kemi dënuar të gjithë. Hetimet ashtu siç na u tha janë në hetim e sipër, mirëpo çështja e trazirave të paralajmëruara sipas informatave që ne kemi sot nuk qëndrojnë, sepse gjendja atje nuk është në shkallen alarmante me të cilën shpesh herë është paraqitur në opinionin publik. Pra ka një kontroll se çka po ndodh në veri tani për tani. Pra sipas informacioneve nuk ka potencial për dhunë dhe mobilizim”, u shpreh ajo.

Politikani serb Oliver Ivanociq, i  cili ishte dënuar për krime lufte, u vra javën që shkojë derisa po shkonte në zyrën e partisë së tij në veri të Mitrovicës.

***

Drejtori i AKI-së Driton Gashi ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së sigurisë në vend sidomos pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Kryetarja e këtij komisioni Donika Kadaj-Bujupi tha se kërkuan nga drejtori që të ngritët vigjilenca në veri.

Kadaj-Bujupi tha se ka pasur paralajmërime për trazira porse ato nuk kanë ndodhur dhe se nuk është gjendje alarmante në veri.

Ajo tha se kanë diskutuar edhe për zbardhjen e vrasjes se Ivanoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat