Mediat serbe: Ky ishte plani i personit që vrau Oliver Ivanoviqin

Aktuale

Mediat serbe: Ky ishte plani i personit që vrau Oliver Ivanoviqin

Më: 24 janar 2018 Në ora: 09:25
Oliver Ivanoviqi

Raportimi për vrasjen e politikanit serb nga Mitrovica e veriut, Oliver Ivanoviq, po vazhdon edhe më tej të jetë në qendër të vëmendjes në mediat e Beogradit.

E përditshmja serbe në ballinën e sotme ka të vendosur një fotografi të Ivanoviqit dhe veturës nga e cila u vra ai.

Në shkrimin e kësaj gazete thuhet se dorasi kishte kohë që përcillte Ivanoviqin.

“Vrasësi i njihte zakonet dhe vendi ku ai u vra nuk është e rastit. Ai e dinte  çdo veprim të tij. Rreth një javë vetura sillej rreth seilsë së partisë së Ivanoviqit”, thuhet ndër të tjera.

Sipas medias serbe, vrasësi e kishte zgjedhur me kujdes momentin e likuidimit.

Ndryshe, Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës së kaluar me disa plumba në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicën veriore. Vdekja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, Serbisë dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat