Ministri që paralajmëron Ligjin që rrëzon vendimin e Haradinajt për rritje të pagave

Aktuale

Ministri që paralajmëron Ligjin që rrëzon vendimin e Haradinajt për rritje të pagave

Më: 21 janar 2018 Në ora: 16:11
ilustrim

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave për vartësit e tij është i vlefshëm vetëm deri në qershor të këtij viti, ngase Ministria e Administratës Publike ka hartuar koncept dokumentin e ligjit për nivelizimin e pagave.

Ministri i MAP, Mahir Yahgcilar dhe përfaqësues të Institutit GAP pohojnë se projektligji që është kërkesë e Komisionit Evropian për nivelizimin e pagave në sektorin publik do ta shfuqizojë vendimin e kryeministrit për rritjen e pagës së tij nga 1.500 në 2.950 euro.Ministri Yagcilar  ka thënë se do të jetë për herë të parë një ligj i cili rregullon të gjitha pozitat sa i përket pagave për të gjithë sektorët.

Sipas tij, paga më e lartë do të jetë ajo për Presidentin e shtetit, dhe paga më e ulët do të jetë 232 euro.Yagcilar nuk deklaroi se sa do të jetë paga e presidentit, sepse sipas tij, nuk është definuar ende.Analisti i politikave në Institutin GAP, Visar Rushiti, ka thënë për KosovaPress se Qeveria sa më parë duhet me proceduar me një ligj për nivelizimin e pagave për ta ruajtur parimin “Pagë e njëjtë për punë të njëjtë”.

Ai theksoi se si institut GAP kanë marrë pjesë në diskutime publike për koncept-dokument dhe presin që sipas planeve të vetë Ministrisë për  Administratën Publike, projektligji për pagat në sektorin publik, së bashku me dy ligjet tjera që janë esenciale për tërë reformën dhe administratën publike, të dërgohen për miratim në Qeveri në qershor dhe pastaj të dërgohen si pako për miratim në Kuvend.

Ndonëse, ky projektligj për pagat, sipas ministrit Mahir Yagcilar nuk vlen edhe për ndërmarrjet publike, ose për tri top pagat më të larta në Kosovë, ajo e drejtorit të Trustit, Adrian Zalli, rreth 6 mijë euro në muaj, paga e drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, që merr pagë 5 mijë e 200 euro në muaj, si dhe paga e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, prej 4 mijë e 328 euro në muaj.Ministri Yagcilar ka thënë se ekziston mundësia të krijohet një harmonizim dhe një krahasim me pagat nga buxheti me ato në ndërmarrjet publike.

Visar Rushiti ka thënë se për nivelizimin e pagave, njësoj duhet të ndodhë edhe për ndërmarrjet publike dhe te agjencive të pavarura, sepse pagat në Trust dhe në Telekom të Kosovës nuk janë të arsyeshme.Ndërsa, për krijimin e ligjit të pagave në sektorin publik, është edhe një kërkesë për reforma në administratën publik nga Komisioni Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat