Edhe mediumi britanik BBC ka shkruar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicën Veriore.
Në këtë shkrim thuhet se ai ishte njëri ndër udhëheqësit e moderuar serb në Kosovë.
Shkrimi i plotë i BBC:
Një politikan i njohur serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, është qëlluar për vdekje jashtë zyrave të partisë së tij në veriun e Mitrovicës të drejtuar nga serbët.
Raportet thonë se disa të shtëna qëlluan Ivanoviçin, që shihet si një nga udhëheqësit më të moderuar të serbëve të Kosovës.
Shqiptarët etnikë drejtojnë jugun e Mitrovicës.
Në janar të vitit 2016, gjyqtarët e BE në Kosovë e dënuan atë me nëntë vjet burg për krime të dyshuara të luftës të kryera në vitin 1999.
Por në shkurt të vitit 2017, një gjykatë e apelit e kundërshtoi dhe urdhëroi rigjykimin.
Ai udhëhiqte një parti serbe të quajtur Liria, Demokracia dhe Drejtësia.