Ulja e vlerës së bursës universitare, studentët paralajmërojnë protesta

Aktuale

Ulja e vlerës së bursës universitare, studentët paralajmërojnë protesta

Më: 5 janar 2018 Në ora: 13:53
Përfaqësues të organizatës studentore “Reforma”

(E plotësuar) - Disa studentë të Universitetit të Prishtinës sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës kanë shprehur kundërshtimin e tyre lidhur me vendimin që UP ka marr që të ulet vlera e bursës për studentë nga 900 në 500 euro.

Kryetari i organizatës studentore “Reforma”, Shkumin Bytyçi, tha se këtë vendim e sheh tejet të dëmshëm për studentët por edhe për të ardhmen e universitetit.

Bytyçi: Buxheti i UP-së në rritje, vlera e bursave po bie

“Këtë vendim ne si organizatë e shohim të dëmshëm ndaj studentëve si në aspektin e stimulimit për studime ashtu edhe në mbështetje materiale e zhvillimore për studentët. Buxheti i Universitetit të Prishtinës çdo vit po shënon rritje, ndërsa vlera e bursave po bie. Ne e dimë se Bordi i Universitetit të Prishtinës gëzon benifite të shumta po nga ky buxhet i universitetit, këto benifite që i gëzon bordi atyre iu shkojnë për paga, mëditje, dreka, shpenzime telefonike, udhëtime jashtë vendit ”, tha ai.

Sipas tij ky vendim është qesharak,  duke thënë se ata(drejtuesit e UP-sëë) po përfitojnë nga bursat e studentëve.

Kryetari i organizatës studentore ka ftuar edhe ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyçi  që të diksuohet për këtë vendim dhe gjendjes në UP.

Bytyçi: Arsyetimi i këtij Këshilli është qesharak?

“Arsyetimi i  Këshillit Drejtues për uljen e bursave se numri i bursistëve është i madh është qesharak. Në vend se të jenë të shqetësuar për përqindjen e ulët të bursistëve nga 77 mijë studentë aktivë sa janë në universitet, rreth 2 ose 3 përqind të studentëve e gëzojnë këtë status bursistë. Ata duhet të jenë stimulues në ngritjen e cilësisë në universitet e jo t’i destimulojnë studentët”, tha Bytyqi.

Studentët kanë paralajmëruar edhe protesta nëse nuk ndrsyhohet ky vendim.

***

Përfaqësues të organizatës studentore “Reforma”, kanë kundërshtuar vendimin e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për uljen e vlerës së bursës që ndahet për studentët e dalluar nga 900 euro në 500 euro, duke paralajmëruar se në rast të mosrishikimit, do të organizojnë edhe protesta.

Kryetari i organizatës “Reforma”, Shkumbin Bytyçi tha se këtë vendim e shohim tejet të dëmshëm për studentët por edhe për të ardhmen e universitetit.

“Ajo çka i bënë studentët e indinjuar me këtë vendim është fakti se bordi i UP-së gëzojnë benifite nga buxheti i universitetit, si për pagat, mëditjet, drekat, shpenzimet e derivateve, shërbimet telefonike, vizitat e shpeshta jashtë vendit e shumë shpenzime të cilat asnjëherë nuk u arsyetuan me zhvillimin akademik të universitetit”, tha ai.

Ndër të tjerash ai shtroi edhe kërkesën që kursimet e buxhetit të universitetit të fillojnë nga vet Këshilli Drejtues, e jo nga bursat e studentëve.

Ky është reagimi i parë nga kjo organizatë, por në rast se nuk e rishqyrtojnë këtë vendim, ata kanë paralajmëruar aktivitete tjera, si dhe protesta për ta kërkuar shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat