Komisioni Evropian ia kujton Serbisë kushtin e vetëm për të hyrë në BE

Aktuale

Komisioni Evropian ia kujton Serbisë kushtin e vetëm për të hyrë në BE

Më: 1 janar 2018 Në ora: 15:35
Maja Kocijançiq

Komisioni Evropian vlerëson se Serbia, e cila i ka 12 kapituj të hapur, po përparon mirë në rrugën evropiane dhe dëshiron që ky trend të vazhdojë edhe sivjet, i është thënë agjencisë serbe të lajmeve në selinë e Komisionit.

“BE është përkushtuar të mbahet momentumi i tillë si dhe të hapen edhe disa kapitujve të rinj me Serbinë në vitin 2018. I takon Serbisë ta përcaktojë shpejtësinë e negociatave, në radhë të parë duke bërë përparim në fushën e sundimit të ligjit. Përparimi në dialog dhe puna me qëllimin e normalizimit të përgjithshëm të marrëdhënieve me Kosovën, do të jetë kryesor për përparimin e Serbisë në procesin e anëtarësimit të saj në BE”, është thënë nga Komisioni.

Njëkohësisht, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka theksuar se viti 2018 është rast unik për vendet e Ballkanit Perëndimor për të bërë hapa të pakthyeshëm në rrugën drejt integrimit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat