Haradinaj: Drejtorët e KEK-ut të mos rrinë te “Llepa Brena”

Aktuale

Haradinaj: Drejtorët e KEK-ut të mos rrinë te “Llepa Brena”

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 12:10
Qeveria PANA-Lista Serbe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili në mbledhjen e Qeverisë foli për gjendjen energjetike të krijuar në vend, u bëri thirrje drejtorëve të KEK-ut të punojnë, e të mos rrinë te objekti që ai e ka quajtur në emër të këngëtares serbe Llepa Brena.

Haradinaj: Drejtorët të mos rrinë te ‘ Llepa Brena’

“Unë i kam kërkuar KEK-ut të kemi kujdestari, ta shpallin gjendje emergjente. Të jetë çdo herë një nga drejtorët, jo të vijnë me nejt në objektin e Lepa Brenës, si i thonë këtij objekti të bukur. Po të shkojnë atje ku po ndodh mihja, e mos t’i japin përparësi ose të mos mendojnë që importi i energjisë është zgjidhja më e lehtë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndryshe Haradinaj sot në mbledhjen e Qeverisë ka lëshuar akuza të rënda ndaj Qeverisë së kaluar por edhe menaxhmentit të KEK-ut për krizën energjetike.

Ai tha se e kanë marr në dorë “bombën e kurdisur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat