Komisioni përcakton sot datën për shqyrtimin e Projektligjit për Demarkacion

Aktuale

Komisioni përcakton sot datën për shqyrtimin e Projektligjit për Demarkacion

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 08:16
Demarkacioni

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës ku pikë e renit të ditës është edhe përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Rendi i ditës

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 5 dhjetor 2017;

3. Përcaktimi i datës për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi;

4. Prezantim i hulumtimit parlamentar mbi analizën buxhetore të MPJ-së dhe MDIS;

5. Përcaktimi i delegacionit të Komisionit për pjesëmarrje në programin trajnues në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel;

6. Të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat