Gjini, Kusarit: Qesh mirë kush qesh i fundit

Aktuale

Gjini, Kusarit: Qesh mirë kush qesh i fundit

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 20:41
Ardian Gjini

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se Gjakovën e pret një ardhme më e mirë me qeverisjen e tij në këtë komunë.

Madje Gjini pas rezultateve të publikuara, duke konsideruar veten fitues, ka pasuar dhe një mesazh në drejtim të kundërkandidates së tij Mimoza Kusari-Lilës, të cilës i tha:

”Qesh mirë kush qesh i fundit”.

Tutje Ardian Gjini nga AAK, ka potencuar se e rëndësishme për qytetarët e Gjakovës, është se ata do të kenë një program të ri qeverisës.

”Është e rëndësishme se Gjakova nuk ka më kohë të vazhdojë njëjtë, ajo nuk do të vazhdojë njëjtë”.

”Nuk kthehemi kurrë në vitin 2013 por në vitin 2018. Ajo që po marrim deri tash janë rezultate të dallimeve shumë të mëdha”.

”Në qendra të tjera dallimi është shumë i madh. Po besoj që Gjakova duhet ta ketë një nisje ndryshe jo një nisje me fjalë”.

”Qytetarët e Gjakovës nuk mund të vazhdojnë me mbeturina, me vetmi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat